Daçiq: Ashton ma premtoi datën

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka marrë premtime se Serbia do të marrë datën për negociata me BE-në.
Për ditoren serbe Blic, Dacic thotë: "E pyeta përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, nëse Serbia do të marrë një datë. Përgjigja ishte po. Ashton ka thënë se data nënkuptohet”.
Por, ai shton se kjo datë nuk është shpërblim për marrëveshjen e arritur me Prishtinën, për çka thekson se në opinionin publik serb jepen krahasime të pasakta./Indeksonline/