E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i kontrollit të duhanit ende në presidencë

Ligji për kontrollin e duhanit ende nuk ka mbërritur te presidentja për dekretim, edhe pas më shumë se dy javësh nga miratimi i tij në kuvend. Neni 9, pika 2 i këtij ligji, që ndalon ekspozimin e duhanit 100%, po kundërshtohet fuqishëm nga bizneset në vend.

Përfaqësues të bizneseve i janë drejtuar edhe presidentes që të mos e nënshkruajë këtë ligj që, sipas tyre, do të jetë në përkrahje të kontrabandës dhe kriminalitetit. Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se miratimi i këtij ligji do të thotë mbështetje e kontrabandës dhe kriminalitetit, dhe jo i ekonomisë së lirë të tregut.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe anëtarë të Komisionit parlamentar të shëndetësisë thonë se ky ligj është në favor të shëndetit të qytetarëve. Ligji për kontrollin e duhanit ndalon edhe konsumimin në hapësira publike 100 % dhe ndalimin e ekspozimit të produkteve të tij në tërësi./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›