E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekipet e shpëtimit ndihmojnë fshatrat e prekura nga tërmeti

Ekipet e shpëtimit tashmë ndodhen në fshatrat e prekura nga tërmeti dhe po përpiqen të nxjerrin të të mbijetuarit. Tërmeti me një fuqi prej 6.6 shkallësh të Rihterit, ka goditur provincën Sichuan. Punëtorët emergjentë në këmbë janë duke ecur që nga nata e mbrëmshme, pasi të gjitha rrugët janë të bllokuara për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Ndërkohë edhe ushtarët gjatë gjithë natës kanë vazhduar kërkimet, përderisa banorët lokalë kanë kaluar natën nën tenda dhe në vetura. Sipas televizionit shtetëror kinez, tërmeti ka lënë të vdekur më shumë se 200 persona dhe ka plagosur rreth 11 mijë e 500 të tjerë.

Agjencia amerikane gjeologjike ka bërë të ditur se tërmeti e kishte epiqendrën 80 km në perëndim të qytetit të Linqiong. Lëkundjet ndodhën në thellësinë prej 12,3 km. Zona në fjalë është terren që preket shpesh nga lëkundjet sizmike./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›