Edhe një serb i dënuar për krime lufte në Srebrenicë

jykata e Bosnjë-Hercegovinës për krime të luftës ka dënuar një ish oficer policie të përkatësisë etnike serbe me 20 vjet burg për rolin e tij në masakrën e myslimanëve në vitin 1995 në Srebrenicë.
Gjykata ka dënuar 41-vjeçarin Bozhidar Kuvelja për krime kundër njerëzimit, por e ka liruar nga akuza për gjenocid.
Gjyqtarja kryesuese Jasmina Kosoviq tha se gjykata nuk mund të paragjykojë se Kuvelja e dinte që qëllimi i masakrës ishte gjenocidal.
Por gjykata gjeti se Kuvelja, një oficer i brigadës speciale në MPB-në e atëhershme të serbëve të Bonjës ka ndihmuar në grumbullimin e boshnjakëve, ndarjen e tyre nga gratë, dhe transportimin e tyre nëpër vendet e krimit, përfshirë edhe vendin e quajtur Kravica.
Gjykata vendosi të premten se “anëtarët e brigadës së Kuveljas kanë shtënë me armë automatike dhe kanë hedhur granata dore në depon e mbushur me njerëz”./Indeksonline/