E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë për bonuse

Sindikata Profesionale e punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (SPP) është e zhgënjyer me ndarjen e bonuseve nga drejtuesit e PTK-së.

Si rezultat i kësaj, ata kanë paralajmëruar masa radikale deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona për ndarje të bonuseve dhe kjo çka ka ndodhur vërtetë është diskriminim”, ka thënë njëri prej anëtarëve të SPP-së.

Janë rreth një mijë punëtorë të PTK-së të cilët nuk kanë përfituar bonuse dhe kjo është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Indeksonline ka mësuar se kjo sindikatë sot ka tentuar të flas me udhëheqësit e PTK-së, mirëpo nuk kanë renë në kontakt më të./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›