E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliq: Platforma paraqet zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Pak kohë para përpilimit të platformës për Kosovën, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka informuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Davenport, ambasadorin e Rusisë, Alexander Cheperin dhe at të Kinës, Zhang Wanxueon, për këtë platformë, e cila pritet që shumë shpejt të ju prezantohet deputetëve serb.

Nikoliq i cili ka zhvilluar takime të ndara i ka thënë ambasadorëve se kjo platformë përmban zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ai si president ka si qëllim që gjatë mandatit të tij të zgjedh edhe problemin e Kosovës, për të stabilizuar gjendjen në rajon, transmeton express.

Ndërsa ambasadori i Anglisë në Beograd, Davenport i ka thënë presidentit serb se Britania e Madhe e konsideron si shumë pozitive vendimin e Serbisë për të filluar zbatimin e marrëveshjes së arritura më parë dhe vazhdimin e bisedimeve me përfaqësuesit institucioneve të Prishtinës.

Kurse, ambasadori rus dhe i kinez kanë shprehur mbështetjen e vendeve të tyre politikat e qeverisë serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›