Daçiq: Sfida më e madhe jetësimi i marrëveshjes

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka tërhequr sonte vërejtjen se ”lufta në nivelin evropian po zhvillohet nga ora në orë”, se nesër mblidhet Këshilli i BE në temën e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Serbisë dhe për këtë duhet të shfaqet kujdes për mesazhet që po arrijnë nga Serbia.
”Nevojitet të shfaqim kujdes mbi mesazhet që po vijnë tek ne dhe nuk janë të mira ato mbi zgjedhjet lokale në Kosovë, sespe ne pikërisht po negociojmë mbi zgjedhjet lokale, e nga ana tjetër po rekomandojmë që serbët në veri të Kosovës nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje”, ka thënë Daçiq në Kuvendin e Serbisë duke aluduar në deklaratën e zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e tij, Krstimir Pantiq.
Pantiq po sot kishte deklaruar se “serbët nuk do të dalin në zgjedhje në veri të Kosovës, sepse nuk duan t’i japin legjitimitet pavarësisë së Kosovës”, transmeton Rtk.
Kryeministri ka theksuar se edhe më tutje janë të mundshme trysnitë mbi Serbinë për ndryshimin e formulimit kur është fjala për hapjen e negociatave përafruese me BE, dhe për këtë është me rëndësi qasje unike ndaj kësaj.
”E ne veç kemi nisur të grindemi thua se e kemi marrë vendimin, dhe nuk është njëjtë kur në vendim shkruan më së voni në janar ose më herët në janar, nuk është njëjtë kur shkruan çka bënë Këshilli i Evropës, a e konfirmon platformën negociatore të BE ose vlerëson nëse Serbia kënaq në jetësimin e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq.
Kryeministri serb ka përsëritur se sfida më e madhe do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe kujdesi më i madh do t’i kushtohet çështjes së Kosovës. “Kjo është esenca dhe me këtë duhet të ballafaqohemi dhe të jemi të vetëdijshëm për këtë” ka theksuar Daçiq./Indeksonline/