E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtëzohen shërbyes civilë

Shërbyes civilë të shumtë të Gjilanit nuk po pajtohen me kushtëzimet për të paguar tatimin në pronë, transmeton KTV.

Ata kanë marrë një njoftim nga Drejtoria e Buxhetit dhe Financave, në të cilin thuhet se do t’u bllokohen xhirollogaritë dhe do të kenë ndalesë 30% nga pagat e muajit prill nëse nuk paguajnë tatimin në pronë.

Drejtori Nuhi Nuhiu, thotë se vetëm janë duke e zbatuar ligjin, në mënyrë që të kthejnë gati 7 milionë euro detyrime të gjilanasve për këtë tatim./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›