Hagel: Sulmi i mundshëm ushtarak kundër Iranit mbetet opsion

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e shohin si kërcënim “saktësisht të njejtë” programin bërthamor të Iranit.
Këtë deklaratë ai e ka bërë para se të arrinte në Tel Aviv, në ndaljen e tij të parë në turneun në Lindjen e Mesme.
Arritja e tij e sotme në Tel Aviv është udhëtimi i tij i parë në Lindjen e Mesme, prej se u bë sekretar amerikan i mbrojtjes, në muajin shkurt, transmeton Rel.
Zoti Hagel, poashtu, tha se marrëveshja për armatim në vlerë prej disa miliarda dollarësh, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dërgon “sinjal shumë të qartë” për Teheranin se sulmi i mundshëm ushtarak kundër Iranit mbetet opsion.
Marrëveshaj përfshinë edhe raketa për mbrojtje ajrore, radarë të avancuar për aeroplanë luftarakë, tankerë për mbushje ajrore me karburantë dhe aeroplanë transportues të tipit Osprey V-22.
Gjatë turneut gjashtë ditësh në rajon, sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, do ta vizitoj edhe Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Indeksonline/