PSHDK-ja mirëpret marrëveshjen

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e vlerëson pozitivisht marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe konsideron si ky është një hap i domosdoshëm për një etapë të re të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë dhe shansë i mirë për një rajon në paqë. Sipas kësaj partie, kjo marrëveshje, në një aspekt është konfirmim i fuqishëm i faktit se Kosova tashmë gjithnjë e më shumë po e sforcon pavarësinë dhe kjo pavarësi, gjithnjë e më shumë po fiton reputacion ndërkombëtar.
“Kjo marrëveshje, e bën shtetin e Kosovës më funksional dhe hapë shtigje të reja për vendin, që Kosova të sforcojë sovranitetin dhe në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Në planin historik, kjo marrëveshje, ka një rëndësi të madhe, sepse mund të përmbyllë kapitullin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe të hapë një kapitull të domosdoshëm të paqes në rajon”, thuhet ën një komunikatë për media të PSHDK-së.
PSHDK-ja inkurajojnë institucionet e vendit, që të intensifikojnë dialogun, si një vlerë të patjetërsueshme europiane dhe në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, e cila qëndrojë pranë Kosovës. PSHDK-ja ka kërkuar që të implementohet marrëveshja dhe strukturat paralele të shuhen në tërë pjesët e Kosovës.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, sipas Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Kosova dhe rajoni e shkurtojnë rrugën e tyre drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, gjë që është synimi madhor politik, ekonomik dhe kulturor i Kosovës, por edhe i gjithë kësaj pjese të Ballkanit. /Indeksonline/