KEK: S’ka reduktime

Furnizimi me energji elektrike në nivel vendi është i rregullt dhe gjatë ditës së sotme nuk do të ketë reduktime, për asnjërën kategori.
“Sipas planit që e kemi, KEK-u po ofron 800 MW energji elektrike, duke përfshirë edhe importin dhe do të ketë energji pa ndërprerë, duke përjashtuar prishjet që po ndodhin” ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala për Indeksonline.
Rënia e bllokut B1 të shtunën ka lënë në terr shumë qytetarë të shumë komunave në Kosovë. Qytetarët ankohen se nuk po e marrin shërbimin për të cilin po paguajnë./Indeksonline/