E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy bullgarë dhe një kosovar

Dy bullgarë dhe një shqiptar i Kosovës janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës për vdekjen e 60-vjeçarit në vendin e punës.

Viktima nga rajoni i Prizrenit derisa po punonte në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës, ka renë nga kati i katërt në tokë.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale, ka thënë se, rasti është duke u hetuar dhe deri tani në arrest policor ndodhen dy shtetas të bullgarisë dhe një shtetas i Kosovës.

Sipas saj, trupi i pajetë i viktimës ende ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe nuk është përgatitur raporti përfundimtar që do të tregonte se si ka ndodhur rasti.

“Krejt çfarë mund të deklarohemi për këtë rast është se prokurori publik ka urdhëruar që rasti të hapet si vdekje e dyshimtë dhe rrezikim i sigurisë në punë, me ç'rast janë arrestuar edhe tre të dyshuarit”, ka thënë policia rajonale.

Organet e rendit nuk ka dhënë identitetin e viktime dhe as të dyshuarave derisa të përfundojnë hetimet përkitazi me rastin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›