Arrestohet për gjuajte me armë

Mbrëmë rreth orës 21:00, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, një i dyshuar, në një aheng familjar ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shtënë me armë zjarri në ajër.
Patrullat e policisë kanë reaguar dhe kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili janë gjetur dy pistoleta të llojeve të ndryshme me 144 fishekë dhe 9 gëzhoja.
Gjësendet e sekuestruara me shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme ndërsa prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet./Indeksonline/