E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni hap "dokumentet”

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 14:40

Qeveria amerikane ka njoftuar të premten do të publikojë materialet e njohura si “Dokumentet e Pentagonit“, 40 vjet pasi ato u publikuan në media si dokumente sekrete që ndërlidheshin me luftën e Vietnamit.

Arkivi Kombëtar i librave të historisë dhe dokumenteve tjera me rëndësi, ka njoftuar se në dosjet që tashmë nuk kanë status të dokumenteve sekrete, do të hapen për publikun duke filluar nga qershori, në librarinë presidenciale, Richard Nixon, të Kalifornisë.

Dosjet e emëruara si “Marrëdhëniet SHBA – Vietnam, 1945–1967: Studim i Përgatitur nga Departamenti i Mbrojtjes”, janë raporte sekrete që tregojnë detajisht përfshirjen ushtarake dhe civile amerikane në Vietnam, mes viteve 1945–1967.

Dokumentet fillimisht ishin publikuar në faqen e parë të gazetës ‘The New York Times’ në vitin 1971, duke krijuar një skandal të madh, që i mjaftoi presidentit të asaj kohe, Lyndon Johnson, që të mos rikandidohej për zgjedhjet e ardhshme, meqenëse ishte rritur ndjeshëm kundërshtimi i luftës në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›