Planifikonin sulme ndaj sinagogave
Në gjykatën e New York’ut u shfaqën dy meshkuj me prejardhje nga Afrika Veriore, të cilët mendohet se planifikonin të sulmonin sinagogat dhe Ndërtesën e Shtetit Perandorak.
Kundër këtyre dy të dyshuarve, të moshës 26 dhe 20 vjeçare, janë zhvilluar hetime për shtatë muaj me radhë, por në mënyrë të fshehtë, njoftuan të enjten autoritetet e metropolit amerikan.
Bëhet fjalë për Ahmed Ferhani dhe Mohamed Mamadouh, të cilët supozohet se nuk kishin lidhje me grupe ekstremiste, siç është rrjeti terrorist Al-Qaeda. Në rast se shpallen fajtor për planifikimin e sulemev që iu ngarkohen, që të dy rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.
Ndryshe ky është sulmi i 13 i supozuar terrorist që u shmang në New York, që nga koha e sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator 2001.