E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov kundër ndërhyrjes në Siri

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 16:30

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka kundërshtuar të premten intervenimin e mundshëm kundër Sirisë, dhe i ka bërë thirrje opozitës siriane që të mos kërkojë përsëritjen e “skenarit libian”.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan të premten ministrin Lavrov tëp ketë thënë gjatë vizitës në Kazakistan se procesi i pajtimit dhe dialogut në Siri është “ngadalësuar për shkak të dëshirës së disave që atje të tërhiqen forcat e huaja, për të përkrahur aksionet e tyre”.

Ministri i jashtëm rus kritikoi ashpër edhe operacionet e NATO’s në Libi, duke thënë se aeroplanët e Aleancës po godasin caqe civile, dhe po shkelin kështu rregullat e OKB’së, njoftoi agjencia DPA.

"Atje kanë ndodhur shumë shkelje të rezolutës së KS të OKB’së”, iu tha Lavrov reporterëve rusë në Kazakistan. "Këto janë gjëra të papranueshme”.

Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga NATO po vazhdon me sulmet ajrore kundër caqeve të regjimit të liderit libian, Muamar Gaddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›