E Diel, 1 Nëntor 2026

Daci: Mos u kënaqni me sakëzat e akulloret që u jep Serbia

Akademik Nexhat Daci, gjatë një interviste për RTV21, tha se politikanët e Luginës nuk duhet të kënaqen me atë që deri më tani i ka ofruar Serbia.

Kryetari i LDD-së, Daci, tha se “udhëheqësit shqiptarë të Luginës nuk duhet të kënaqen me sakëzat dhe akulloret që Serbia ua jep”, transmeton “Zëri”.

Ai tha se duhet të insistohet që Tirana dhe Prishtina, me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve, të kërkojnë atë që po kërkojnë serbët në Kosovë.

“Insistoj që të dy qendrat shqiptare me faktorin ndërkombëtar të krijojnë një plan të njëjtë me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë”, u shpreh akademiku, duke nënvizuar se vetëm shqiptarët atje nuk mund të arrijnë asgjë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›