Daci e Dedaj: Marrëveshja hap perspektivën evropiane

Liderët e partitive joparlamentare në Kosovë mendojë se Marrëveshja pesëmbëdhjetë pikash e arritur në Bruksel, më 19 prill, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, do tu hapë të dyja vendeve perspektiven evropiane.
Lideri i LDD-së Nexhat Daci thotë se kjo marrëveshje nuk është ideale, por hap perspektiven për Evropë. “Nëse nuk do të ishte kështu, alternativa tjetër do të ishte konflikti mes popujve”, ka thënë Daci për RTK-në.
Edhe lideri i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj thotë se marrëveshja u mundësojë të dyja vendeve për të ecur përpara.
Si Dedaj, po ashtu edhe Daci besojnë se marrëveshja do të gjejë zbatim në teren, pasi që ndërmjetës ka qenë Bashkimi evropian. /Indeksonline/