E Diel, 1 Nëntor 2026

E djathta në Shqipëri zyrtarizon koalicionin me 24 parti

Partia Demokratike dhe aleatët u mblodhën për të zyrtarizua koalicionin e tyre zgjedhor, një koalicion që kryeministri Berisha e quajti si aleancën që do të përsërisë vitin 1992.

Koalicioni i djathtë do të quhet “Aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim”. Aleanca e udhëhequr nga Partia Demokratike përbëhet nga parti të qendrës së djathtë dhe të qendrës. Ndër to aleatja kryesor i demokratëve është Partia Republikane. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ai që publikoi listën e plotë të partive të koalicionit dhe parimet me të cilat është ngritur ky koalicion, transmeton TCH.

Në fjalën e tij, kryeministri dhe kreu i demokratëve, Sali Berisha foli për aleancën më të madhe, e cila sipas tij do të përsërisë fitoren e vitit 1992. Berisha u ndal edhe tek kundërshtarët e tij politikë.

“Udhëheqja e sotme e Partisë Socialiste ka për program të vërtetë testamentin e etërve të vet. Në këto rrethana ishte një thirrje, një apel për të gjithë zotërinjtë që janë ulur sot këtu për bashkimin e forcave për të avancuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë jam i sigurt se 23 qershori do të jetë përgjigja më e shkëlqyer e shqiptarëve për agjendën e vet europiane. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një kaq aleancë të bashkuar siç ka sot dhe të gatshme për të çuar vendin drejt një mandati të ri, një fitoreje të shkëlqyer në 23 qershor”, tha Berisha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›