Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje

(E plotësuar) Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës dhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare nuk ka dhënë dorëheqjen nga asnjëri post. Shefi i kabinetit të kryetarit, Ragmi Mustafa i kontaktuar nga Indeksonline ka hedhur poshtë dorëheqjen e kryetarit, Mustafa. “Nuk është e vërtet që ai ka dhënë dorëheqje. Mundë të jetë ndonjë komunikatë e lëshuar nga dikush tjetër, por jo nga ne”, tha për Indeksonline, Fatlum Mustafa, shef në kabinetin e kryetarit Ragmi Mustafa.
..........................
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij politike. Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Mustafa në një letër drejtuar medieve.
Më poshtë mund të lexoni arsyetimin e dorëheqjes:
Duke ,kuptuar nivelin e përgjegjësisë civile-politike si Kryetar i Komunës së Preshevës dhe përgjegjësisë morale si Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare , me gjakëftoftësi dhe qasje analitike .
Dorëhiqem nga të gjitha funksionet publike :
-funksioni i Kryetarit të Komunës
-funksioni i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare
Dorëheqja ime , le të konsiderohet si mjet paknaqësie personale për mos arritjen e përmbushjes së Platformës Kombëtare të PDSH-së dhe për deshtimin e kyqjes së delegacionit politikë të Luginës së Preshevës në bisedimet e përfunduara mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në cilësin e një qytetari shqiptarë nga Presheva pas të gjitha asaj që ndodhi në periudhën kohore nga viti 2010 e deri me 19 prill 2013 rreth Luginës së Preshevës dhe përreth saj , detyrimisht kisha analizuar pikat e më poshtme sic vijon:
- vendosjes dhe më vonë largimit të lapidarit të dëshmorëve nga Sheshi i Dëshmorëve
- mos arritjes së kycjes së delegacionit të Luginës së Preshevës në asnjërin takim mes Prishtinës dhe Beogradit
një bashkim me Kosovën ( duke ditur se kredoja politike 20 vjecare e PDSH-së është refuzimi i integrimit në Serbi dhe bashkimi me Kosovën)
-mos arritjes së unifikimit të spektrit shqiptarë në një Kuvend Kombëtar të Luginës së Preshevës
-dështimit të hapjes së vendkalimeve kufitare me Maqedonin dhe Kosovën
-dështimit të lobimit për internacionalizimin e problemit të Luginës
-dështimit të hapjes së një Universiteti Publik Shqip në Preshevë
-dështimit të zgjerimit të Shtëpisë së Shëndetit me disa reparte specialistike deri në hapjen e një Spitali regjional
-domosdoshmërinë e një rikonfigurimi ideo-politikë të ri të Programit Kombëtarë të PDSH-së , si përgjigje e rrethanave të reja të krijuara pas Marrëveshjes Serbi-Kosovë
-domosdoshmërinë e freskimit të jetës politike Luginase me prurje të reja
Pas një ri-shikimi të ngadalshëm dhe analitikë të pikave të lartëshënuara , u përpunua edhe vlerësimi im se ishte momenti më adekuat për tu larguar nga jeta publike -politike , që do të zyrtarizohet ditëve në vijim për shkaqe protokollare . Gjithashtu vlerësoi lartë dhe publikishtë falenderoi miqët ,kolegët dhe gjithë ata që ma besuan votën e tyre për ti udhëhequrë gjithë këto vite. Vlerësoi lartë edhe oponencën politike për transparencën dhe vullnetin për bashkëpunim.
Kujtoi , se ky është vendim i konkretizuar pas një analize të thellë të rrethanave të reja të krijuara pas Marrëveshjes Serbi-Kosovë, vendim i pa-revokueshëm , që do të zyrtarizohet brenda ditëve të ardhëshme. /Indeksonline/