E Diel, 1 Nëntor 2026

Lapidari përplas fshatin Petrovë me Komunën e Shtimes

Komuna e Shtimes dhe banorët e fshatit Petrovë janë përplasur rreth ndërtimin të një lapidari. Inspektorati i Komunës së Shtimes ka kërcënuar banorët e fshatit Petrovë, duke i ndërprerë punimet, transmeton KTV. Iniciatori i ndërtimit të kësaj këtij lapidari, Halim Hysenaj nga Petrova, ka theksuar se prej vitit 2009 janë duke bërë kërkesa në Komunën e Shtimes për dhënien e lokacionit, mirëpo kjo çështje është anashkaluar nga Komuna. Sipas banorëve, martirët e Petrovës e meritojnë një pllakë të tillë dhe për këtë çështje kanë ngritur dëshmi te autoritetet komunale të Shtimes. Ndërkaq Rrahman Jakupi, zëdhënës i Komunës, këtë nismë ai e quan lojë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se ajo hapësirë është pronë komunale dhe se komuna në atë pronë ka plane që ta zgjerojë rrugën dhe ta ndërtojë një urë të re. Megjithatë, banorët e Petrovës e kanë ngritur në këmbë këtë lapidarë, në të cilën do të përkujtohen 13 martirë të Luftës së Dytë Botërore dhe 6 të luftës së fundit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›