E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej sot shiringat prodhohen edhe në Kosovë

Prej ditës së sotme shiringat do të prodhohen edhe në Kosovë.

Në Suharekë sot është inaugurua fabrika për prodhimin e shiringave.

Stomatologu Halit Aga ka investuar rreth 1 milionë euro për ndërtimin e kësaj fabrike, e cila do të prodhojë tre llojesh të shiringave, ka transmetuar Klan Kosova.

Ai ka bërë mirë llogaritë, pret që të prodhojë shiringa për nevojat e vendit, por edhe për shtetet e rajonin, pasi që kjo fabrikë tash për tash është e vetmja në rajon./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›