Bujqit paraqesin 16 kërkesa

Dhjetëra bujq me traktorë kanë protestuar sot në mesditë, para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, me kërkesë përmirësimin e gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet sektori bujqësor.
Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, e cila ka thirrur protestën, kanë paraqitur një listë me 16 kërkesa.
Tahir Tahiri, kryetar i kësaj sindikate, tha para protestuesve se Qeveria është fajtori kryesor për gjendjen në të cilën gjendet sot bujqësia kosovare. Ai fajësoi Qeverinë nuk e ka vendosur bujqësinë ndër prioritete e saj, ndërsa u shpreh se Federata do të bëhet avokat i problemeve që bujqve.
Protesta është mbështetur edhe Lëvizja “Vetëvendosje”. Lideri Albin Kurti ka thënë se nëse Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, atëherë për bujqit duhet të ndajë gjysmën e buxhetit të saj, ashtu sikurse ndodh në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai kërkoi që bujqit të lirohen nga tatimet e larta. “Bujqit duhet të subvencionohen dhe të lirohen nga tatimi për farëra, pleh dhe derivate. Është e palogjikshme dhe tërësisht e padrejtë që nafta ta ketë çmimin e njëjtë sikurse për xhipat, sikurse për traktorët. Po ashtu, shteti duhet ta garantojë çmimin minimal të prodhimit bujqësor, në çdo shtet normal evropian prodhimi bujqësor, i cili nuk arrin të shitet në treg, e blen shteti dhe më pastaj shteti bëhet ndërmjetësues mes prodhuesve dhe konsumatorëve”, ka thënë Kurti, transmeton KosovaPress.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka premtuar se kërkesat do të shqyrtohen seriozisht. Por ai është shprehur se “nevojat dhe kërkesat janë gjithnjë në rritje, ndërsa mundësitë buxhetore nuk e kanë të njëjtin trend të rritjes”.
Kërkesat e bujqve drejtuar qeverisë janë: Ndarja e 10 për qind nga buxheti për Ministrinë e Bujqësisë; të subvencionohet çdo hektar toke e punuar me nga 200 euro; të formohet një bankë për dhënien e kredive për bujqit me kamata më të ulëta; ekstra subvencione për sektorin e qumështit dhe naftës; të ndalohet uzurpimi i tokave bujqësore dhe të nxirren ligjet për ndalimin e kësaj dukurie; të vihen në juridiksion disa organizata joqeveritare dhe të huaja; të çrrënjoset korrupsioni në bujqësi; të ndërpritet importi nga Serbia; të nxirret Ligji i Punës dhe i organizimit sindikal, sigurimi shëndetësor dhe pensional për bujqit; të ketë sigurim të produkteve bujqësore, si dhe të themelohet një institut shtetëror kombëtar, i cili do të bëjë analizat e tokave bujqësore në Kosovë.