E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci thotë se LDD’ja po ringjallet

Lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci po vazhdon të besojë se partia e tij është ringjallur.

Këtë konstatim Daci e ka thënë të mërkurën, ku ka folur për të ardhmen e partisë së tij.

“Jo, shkrirje partish, por bashkim forcash në veprim për Kosovën europiane, demokratike dhe prosperuese”, ka thënë Daci.

Sipas Dacit, viti 2011 ishte vit kontrastesh dhe kontradiktash.

“Pjesa e parë e vitit 2011 u tregua si vit jokushtetues për Republikën e Kosovës për nga integriteti dhe sovraniteti i cunguar dhe si raritet historik – dy (2) presidentë jokushtetues”, ka thënë Daci, i cili ka shpallur kandidaturën për President.

“Pjesa e dytë e vitit 2011 solli punë sistematike, serioze dhe të durueshme për rikthimin e besimit në vete dhe në mjedisin që e rrethon”, ka deklaruar Daci, në konferencën e fundvitit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›