E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tetëvjeçare zhyt Izraelin në rrëmujë

Presidenti i Izraelit ka bërë thirrje që të protestohet kundër ekstremizmit ultra- ortodoks hebre. Shimon Peres po fliste përpara një turme, që ishte mbledhur të protestonte kundër trajtimit që disa hebrenj ekstremistë i kishin bërë një vajze të vogël. Shimon Peres tha se duhet të luftojnë për ‘shpirtin e kombit’.

Në qytet ka pasur dy ditë përplasje pasi një vajzë tha se ishte ngacmuar rrugës për në shkollë. Disa ultra- ortodoksë në Beit Shemesh po kërkojnë të ndajnë meshkujt nga femrat.

Vogëlushja 8 vjeçarja, Naama Morgolese, ka nxjerrë në pah mënyrën se si trajtohen femrat në Izrael.

Vajza bionde me sy të kaltër tha për një televizion vendas se kishte shumë frikë që të shkonte në shkollë. Ajo shkon në një shkollë të moderuar. Vogëlushja tha se ata e quajnë prostitutë pse vishet në atë mënyrë. “Ata duan që unë të vishem si Haredi,” tha ajo, një term hebre për veshjen strikte, me një pallto të zezë.

“Kam frikë se mund të më ndodhë diçka,” tha vogëlushja. Kurse nëna e saj, Hadassa, e cila mban shami në kokë për të respektuar traditën, tha se ultra-ortodoksët janë një grup terrorist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›