Daci:Njohja ndërkombëtare, qeveria ka dështuar
Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket lobimit dhe nuk ka arritur të ndalojë ofensivën e diplomacisë së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu vlerëson opozita kosovare, e cila meritën për njohjet e deritanishme të shtetit të ri ia atribuon faktorit ndërkombëtar.
"Rezultati i qeverisjes së shkëlqyer në Kosovë, është rezultat i mjerimit tonë, që po të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët, miqtë tanë të fuqishëm, ato 65 njohje nuk do t'i kishim pasur. Dhe deserti i krejt kësaj është se presidenti dhe kryeministri do t'i ndërrojnë ambasadorët që i kanë caktuar vet", thotë kryetari i LDD-së Nexhat Daci.