E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi ajror, takim i posaçëm i ministrave të Transportit të BE

Ministrat e transportit të vendeve anëtare të bashkimit Europian mblidhen sot në një takim të posaçëm për shkak të kaosit të krijuar në trafikun ajror si pasojë e resë së hirit të krijuar nga shpërthimi i vullkanit në Islandë. Kryesia spanjolle e BE-së në Madrid bën me dije se përmes një video-konferencë do të zhvillohen këshillime mbi veprimin e mëtejshëm për përballimin e situatës.

Kërkues të Qendrës Gjermane për Aeronautikë do të nisen nga Oberpfaffenhofen me një avion drejt resë së hirit për të mbledhur për të parën here të dhëna të besueshme. Komisioni Evropian shpreson sipas të dhënave të veta, që këtë të hënë të mund të kryhen përsëri 50 për qind e fluturimeve në Evropë.

Që prej së enjtes në mbrëmje janë anuluar më shumë se 63.000 fluturime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›