E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, anulohet vizita e komiteti ushtarak të NATO-s

Vizita e planifikuar për sot në Kosovë e Komitetit Ushtarak të NATO-s, udhëhequr nga kryesuesi i saj, Admiral Xhampaolo di Paola, është anuluar për shkak të ndalesave në trafikun ajror.
Ndërkohë, siç bëhet e ditur në komunikatën e KFOR-it, sot Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli (JFC Naples), Admirali Mark Fitzgerald, do ta vizitojë KFOR-in së bashku me një delegacion.

Admirali Fitzgerald ishte paralajmëruar të vijë për vizitë bashkë me Komitetin Ushtarak të NATO-s. Ai pritet të vëzhgojë një ushtrim që do mbahet pasdite në një termocentral në Obiliq, gjatë të cilit, sipas një skenari të planifikuar, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të demonstrojë aftësitë e veta si një organizatë që intervenon gjatë krizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›