E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një 13-vjeçar mbytet në liqenin e Farkës

Liqeni i Farkës

Një 13-vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Farkës. A.P banues në Shkozë kishte shkuar në liqen për tu larë bashkë me disa shokë, të cilët kanë njoftuar familjarët pasi kanë vërejtur se 13-vjeçari nuk ka dalë nga uji.

Pasi është lajmëruar policia në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët, të cilat pas rreth një orë kërkimi kanë arritur të nxjerri në breg trupin e pajetë.

Mbytja e 13-vjeçarit në Farkë është e treta brenda një harku të shkurtër kohor, pasi në Durrës dje humbën jetën dy persona 20 dhe 23 vjeç. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›