E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rast i ri dhunë ndëretnike në Maqedoni, PDIU: Po cënohet bashkëekzistenca

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar një tjetër rast dhune kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në një deklaratë të publikuar për mediat PDIU ka bërë me dije kërcënimin e gazetarit dhe historianit Arben Llalla nga një grup maqedonasish vetëm për shkak të aktivitetit të tij patriotik dhe më pas edhe arrestimin e tij.
 

“ Në vazhdën e një sërë incidenteve të dhunshme, ku kanë mbetur të plagosur një numër shqiptarësh të Maqedonisë, vetëm dhe vetëm për shkak të etnisë së tyre, pas plagosjes së nxënësve shqiptarë në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, pas fyerje të vazhdueshme në sallat sportive të Maqedonisë kundër kombit shqiptar, një tjetër incident me karakter etnik ndodhi në Tetovë. Gazetari dhe historiani Arben Llalla, në prani të fëmijës së tij u fye dhe u kërcënua nga një grup maqedonasish vetëm për shkak të aktivitetit të tij patriotik. Për më tepër, ai u arrestua për prishje të rendit publik, ndonëse ishte viktimë e një sulmi etnik nga ana e një grupi të rinjsh maqedonas”-thuhet në deklaratë.


Më tej PDIU dënon rëndë këto incidente me karakter etnik dhe aq më tepër reagimin e çuditshëm të policisë maqedonase, që sipas saj del haptazi në mbështetje të agresorëve maqedonas, pavarësisht rrethanave. PDIU thekson se këto veprime cënojnë bashkëekzistencën etnike në Maqedoni dhe rrezikojnë rindezjen e një vatre etnike në shtetin fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›