Dacic: Më vjen keq që Serbia nuk e ka policinë në Kosovë
PRISHTINË- Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka dënuar ashpër arrestimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Bredshme serbë në Gjilan, ndërkohë ka shprehur keqardhje që policia e Serbisë nuk ka efektivët e saj në në Kosovë.
“Më vjen keq që Serbia nuk e ka policinë në Kosovë, sepse sikur ta kishte pasur, nuk do të kishte ndodhur kjo që shqiptarët e bëjnë kundër serbëve e as ajo që serbët ia bëjnë vetvetes”,- iu është përgjigjur interesit të gazetarëvë për ngjarjen e ndodhur në Bograd, Dacic.
Siç raporton Evropa e Lirë, Dacic ka theksuar se pjesëtarët e Ministrisë së Punës së Serbisë i kishin paraqitur “serbët lokalë që punojnë për Thaçin”.
Pjesëtarë ROSU të shtunën kanë arrestuar gjashtë serbë në Gjilan, dhe i kanë akuzuar për “sulm në rendin juridik të Kosovës dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare”.
(el.me/BalkanWeb)