Britania e Madhe, Gjermania, Franca tërheqin trupat nga Afganistani
AFGANISTAN- Pas SHBA-ve, edhe Britania e Madhe me Gjermaninë e Francën kanë tërhequr diplomatët e tyre nga institucionet afgane në Kabul. Vendimi pasoi vrasjen e dy këshilltarëve amerikan në Ministrinë e Brendshme dhe protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas lajmit për djegien e disa kopjeve të Kuranit brenda një baze ushtarake amerikane.
Vetë autoritetet afgane janë vënë në kërkim të një polici 25-vjecar që besohet se ishte ai që qëlloi dy oficerët. Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton bëri sot thirrje për ndalimin e protestave dhe dhunës. Edhe presidenti afgan Hamid Karzai në një mesazh të transmetuar në TV dënoi përdhosjen e librit të shenjtë, duke premtuar ndëshkimin e përgjegjësve, por ftoi bashkëatdhetarët e tij të ndalin dhunën. Por, pavarësisht këtyre thirrjeve, sulmet kanë vazhduar edhe sot. Një protestues ka humbur jetën, ndërsa 7 ushtarë amerikanë mbeten të plagosur gjatë një shpërthimi në bazën amerikane të Kunduzit në veri të Afganistanit.
(el.me/news24/BalkanWeb)