E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, menduan se ishte shqiptar, huliganët serbë e therin

BEOGRAD- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Beograd, ku një grup huliganësh serb kanë therur në qafë një djalë, pasi menduan se ishte shqiptar.

Ngjarja ndodhi në një autobus urban teksa i riu Xhelim Limani, rastësisht i preku me qesen që mbante në dorë serbët. 

Limani filloi t’u kërkonte falje, por të rinjtë serbë nuk kanë pranuar justifikimet e Limanit.

“E shoh se qenke shqiptar”, citohet t’i ketë thënë njëri nga huliganët, i cili më pas nxjerrë thikën dhe e ka prerë në qafë Xhelim Limanin.

Gazeta Blic raporton se se viktima është munduar t’i bind agresorët se është goran, e jo shqiptar. Limani tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›