E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Nuk do të lejoj të sakrifikojnë Kosovën

Ivica Dacic

Lideri SPS-sit  Ivica Daçiç, thotë se nëse do të bëhet president i Serbisë nuk do të lejoj që të tjerët të sakrifikojnë Kosovën dhe Republika Serpska për BE-në.

Ai në qytetin serb Prokuple, siç raporton B92,  ka thënë se nuk do të gënjejë popullin  sikurse Nikoliq, i cili fletë për 100 miliardë euro që do ti sjell në Serbi, apo si Dinkiç i cili fotografohet nëpër salone ondulomi , sepse ato nuk janë tema qendrore për Serbinë.

“Pse nuk tregojnë se a do të sakrifikonin Kosovën dhe Republika Serbska nëse do të bëheshin president, nuk duan, tha Daçiç.

Daçiç, poashtu, ka thënë se disa ia kanë pa për të madhe pse në kalimet administrative ka arrestuar disa shqiptarë

“Do të burgos edhe më tutje, derisa të rrezikojnë rregullimin kushtetues të Serbisë. Më kanë ftuar nga BE-ja dhe më kanë thënë që ti lirojë menjëherë, por iu kam thënë se po, kur ti lironi serbët në Kosovë. Kështu mbrohet serbia, dhe jo me lëshime të vazhdueshme dhe përulje në gjunjë “, ka thënë Daçiç në Prokuple. /KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›