E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Nuk kërkova luftë ndaj Kosovës

Ivica Dacic

Ivica Daçiç, ministër i Brendshëm i Serbisë ka tërhequr fjalët se për Kosovën janë gati të hyjnë në luftë. Ministri ka sqaruar se deklarata e tij për Kosovën nuk ishte në mbështetje të një luftë të mundshme dhe ka shtuar se është i gatshëm të dorëhiqet nëse komenti i tij ka dëmtuar interesat kombëtare të Serbisë.

Nëse jam fajtor, jap dorëheqjen. Kurrë nuk kam bërë thirrje për luftë, është shprehur ministri serb. Daçiç përveçse është Ministër i Brendshëm mban edhe postin e zv.kryeministrit. Ai kritikoi lejimin e shpalosjes së flamurit shqiptar në veri të Kosovës në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Çfarë duhet të thoja? Faleminderit Thaçi, vazhdo kështu dhe vriti të gjithë serbët në veri të Kosovës? Kjo do të ishte e njëjtë nëse dikush thotë se fajtorë janë ata që mbrojtën postën nga vjedhësit.

Daçiç bëri këtë deklaratë gjatë dekorimit të disa policivë për konfrontimin me vjedhësit e postës. Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe serbëve në veri të Kosovës që të mos shkaktojnë incidente dhe të qëndrojnë gjakftohtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›