Kishte dalë për gjueti, vetëplagoset drejtori i shkollës
Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në Gjirokatër është veteplagosur ne rrethana misterioze ndersa kishte dalë për gjueti.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi Dritan Kllapi përfundoi mesditen e sotme i plagosur, ndërsa kishte dalë për gjueti.
Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe bënë me dije se plaget ishin shkaktuar nga saçmat e çiftes. Ende nuk ka asnjë detaj per rrethanat, pasi ngjarja mbetet mister. Ndihma e parë për Kllapin është dhënë nga banoret e zonës që e kanë gjetur të pergjakur, ndërsa me një helikopter është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.