E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni, 5 në pranga, 2 ndiqen penalisht

DURRES- Një aksion i policisë së Durrësit ka vënë në pranga 4 persona , ndërsa janë në ndjekje penale dy të tjerë, duke goditur kështu një rrjet prostitucioni. Sipas policisë në kuadër të aksionit të koduar Ura e Dajlanit, janë vënë në pranga shtetasi; Xhemal Bruka, 20 vjeç, Alfred Bruka (i vëllai), 27 vjeç, të dy lindur në Kukës e banues në Laknas Tiranë. Ermal Sula, 21 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Paskuqan Tiranë, si dhe Osman Sava, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Plazh Durrës. Keta persona, sips policisë kanë ushtruar dhune fizike kundrejt një shtetasje që e shfrytezonin si prostitutë për të përfituar të ardhura materiale.

Është dokumentuar me prova ligjore se të arrestuarit, kanë detyruar te dilte në rrugë dhe prostituonte një 37-vjecare nga Tirana, e cila është arrestuar nga policia.

Në kuadër të këtj operacioni ja proceduar penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni: 37-vjeçarja R.D., e cila u la në gjendje të lirë si nënë e një fëmije të mitur dhe shtetasi J.D, 44 vjeç, banues ne Shkozet.

Këta shtetas rreth orës 20.00, në Shkozet janë kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›