E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?

Aeroplanët amerikanë

Dhjetëra aeroplanë amerikanë janë  vendosur në kufi me Iranin, duke rritur më tej kërcënimet ndaj vendit islamik që po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Aeroplanët më modernë amerikanë, F-22 Rapotor, të cilët nuk janë përdorur kurrë në luftë, janë rreshtuar 350 kilometra larg kufirit iranian. Komanda ajrore amerikane demanton se ky veprim paraqet kërcënim për Iranin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore ka miratuar një rezolutë që nënvizon shqetësime të thella dhe në rritje për aktivitetin bërthamor të Iranit.

Një numër i panjohur i Raptorëve është bartur në bazën Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan revista Aviation Week, duke theksuar se aeroplanët e ri të padukshëm janë vendosur vetëm një herë në këtë shtet, para tri vitesh.

Arsyeja për transferimin e tyre nuk shpjegohet, por një zëdhënës i bazës amerikane, John Doryan, tha se ” Gjithçka është pjesë e aktiviteteve të planifikuara më parë, të cilat nuk përbëjnë kërcënim ndaj Iranit. Koloneli e ka .përshkruar numrin e aeroplanëve si “domethënëse.

Reptor është projekti kontrovers i aeroplanëve të gjeneratës së ardhshme, për të cilin SHBA-të deri tani kanë shpenzuar 80 miliardë euro, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit nuk i kanë përdorur kurrë në luftë. Ato nuk janë testuar as në Afganistan e as në Irak, ndërsa e kanë humbur shansin për tu dëshmuar edhe në Libi.

Prodhues Lockheed Martin pohon se F-22 është i gatshëm për aksion kundër caqeve në zona të mbrojtura mirë, si Irani dhe Koreja e Veriut, por amerikanët kanë vërejtje serioze për shpenzimin e miliarda dollarëve për këtë projekt të pasigurt.
Baza Al Dhfra gjendet 1500 kilometra larg Teheranit, që është në brenda cakut të veprimit të Raptorit. /E.L.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›