Gjeorgji, autoritetet konfiskojnë antenat satelitore

Autoritetet në Gjeorgji kanë konfiskuar mijëra antena satelitore të importuara, të cilat rrjeti televiziv opozitar, Maestro TV, me seli në kryeqytetin Tbilisi, planifikonte për t`i shpërndarë për “çmim minimal”.
Kryeprokurori në Tbilisi tha se konfiskimi i sotëm i antenave ishte pjesë e hetimeve lidhur me dyshime për skemë të blerjes së votave për koalicionin opozitar, Ëndërra Gjeorgjiane, e udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili.
Në muajin qershor Ivanishvili ishte dënuar nga një gjykatë në Tbilisi nën akuza për shkelje të ligjit zgjedhor.
Sipas gjykatës, Ivanishvili, i cili planifikon të garoj për president në vitin 2013, ishte përpjekur që ilegalisht të blente vota duke i shpërndarë falas antenat satelitore për banorët jashtë Tbilisit.
Prokurorët e akuzojnë rrjetin Maestro TV se operon sipas instruksioneve të një kompanie të ndërlidhur me Ivanishvilin, kur i ka importuar antenat satelitore.
Pronarët e rrjetit Maestro TV këto akuza i kanë vlerësuar si “absurde”