E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Fuqitë perëndimore me ultimatum për Sirinë

Fuqitë perëndimore e kanë paraqitur një propozim rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, me të cilën presidentit Bashar al-Asad, do t`i jepeshin 10 ditë për fillimin e implementimit të planit paqësor, të mbështetur ndërkombëtarisht ose do të ballafaqohej me sanksione.

Raportohet se ky propozim-tekst, që mbështetet nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, kërcënon me sanksione joushtarake, nëse regjimi i Sirisë nuk e fillon implementimin e planit për armëpushim të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Rusia dhe Kina, që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, kanë refuuzuar që t`i mbështesin përpjekjet e mëparshme për imponimin e sanksioneve.

Në një zhvillim tjetër, ambasadori i Sirisë në Irak, Navaf al-Fares, ka shpallur se tërhiqet nga qeveria dhe i bashkohet kryengritjes kundër regjimit të Asadit.

Në një video në Facebook ai tha se u është bashkuar “radhëve të revolucionit të popullit sirian”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›