E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Shkëmbimi i territoreve mund të shkaktoj luftë në Maqedoni

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka vlerësuar se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për shkëmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë.

“Mirëpo, diçka e tillë nuk do të ishte e pranueshme për Washingtonin. Atje vlerësojnë se kjo do të shkaktonte një luftë të re në Maqedoni, ka thënë Daçiç në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Sipas tij, Serbia nuk dëshiron një shtet të vogël serb në Kosovë, siç është Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, por dëshiron që serbëve tiu mundësohet të bashkohen në rajon.

Ai e ka cilësuar si të pabazë frikën në Kosovë se dhënia e kompetencave për Asociacionin e komunave serbe do të çonte në separatizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›