Daçiç: Thaçi, shkaktar i problemeve në Kosovë
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë Ivica Daçiç, deklaron se pas bisedimeve teknike me Prishtinën, duhet gjetur modeli për të zgjidhur çështjen e situatës në Kosovë.
Ai beson se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është shkaktari kryesor i problemeve në Kosovë, e jo KFOR-i e EULEX-i.
Daçiç kërcënon se nëse do të ndodhë një sulm i armatosur ndaj serbëve, kjo do të shkaktojë një ortek të ngjarjeve.
Në këtë moment më e rëndësishme është të krijohet uniteti dhe të përafrohen qëndrimet e udhëheqësisë shtetërore dhe të serbëve të Kosovës, ka thënë ndër të tjera Daçiç.