Fushë- Krujë, hidhen në erë me tritol 20 metra shina
Para pak momentesh në Fushë- Krujë, në stacionin hekurudhor janë hedhur në erë me tritol 20 metra linjë hekurudhore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve.
Deri në këto momente nuk raportohen të dëmtuar nga shpërthimi, policia nuk ka bërë të ditur asnjë pistë hetimi ndërkohë që po merret me pyetjen e dëshmitarëve të mundshëm në vendngjarje.