Kurti- BE-së: Refuzojeni statusin Serbisë
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kërkon nga BE-ja, mos dhënien e statusit kandidat Serbisë.
Këtë veprim ai e ka shpalosur me anë të një letre, drejtuar 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së.
Kurti këtë akt e ka bërë pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit.
Pikërisht, nën udhëheqjen e moderuar, Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, duke i financuar dhe duke i drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda vendit tonë, ka shkruar ai.