E Diel, 1 Nëntor 2026

Dacic: Zgjedhjet serbe në Kosovë do mbashen, sic janë mbajtur 13 vjet

PRISHTINË- Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic konfirmon se zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen pavarësisht kontestimeve.

Dacic thekson se ka pasur presione ndërkombëtare për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, por sipas tij tashmë kjo punë quhet e përfunduar që me shpelljen e tyre

"Serbia absolutisht nuk do të bisedoj nëse duhet të mbahen zgjedhjet në Kosovë. Ato janë mbajtur që 12-13 vite e nuk e di pse tani po diskutohen aq shumë”, deklaron Dacic.

Në lidhje me deklaratën e Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, se do të ishte problem për Serbinë nëse mban zgjedhje në Kosovë, Dacic ka thënë se kjo nuk është cështje për të cilën Kacin duhet të japë përgjigje.

"Besoj se shteti jonë nuk do ta pyes dikë se a do të mbajë zgjedhje a jo. Serbia është shtet sovraniteti i së cilës duhet të respektohet, e Kosova nuk është shtet sepse nuk e pranojnë institucionet që duhet, siç janë Kombet e Bashkura”, deklaroi Dacic për mediat serbe.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›