Wenger i beson Arshavinit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se sulmuesi rus Andrey Arshavin ka ende shumëçka për t’i ofruar ekipit.
Wenger i ka dalë në mbrojtje Arshavinit pas kritikave të ashpra me të cilat është përballur tashmë një kohë të gjatë, e që filluan kur ai humbi statusin e titullarit në ekip.
“Besoj se është vështirë për një futbollistë kur ai nuk luan rregullisht të jetë i shkëlqyeshëm. Arshavin do të kthehet. Ai punon shumë në stërvitje dhe ka qëndrim të mirë, andaj duhet të jetë i qetë”, tha Wenger për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.