Gara për titull s’ka marrë fund

“Liga nuk ka përfunduar. Ka edhe shumë deri në fund”, tha Guardiola pas humbjes së parë të skuadrës së tij këtë sezon. “Jemi në garë me një rival të madh dhe nuk guxoni të bëni shumë gabime, por do të kthehemi nga kjo dhe do të shkojmë përpara”, shtoi ai.
Gjiganti katalan ka edhe dy ndeshje, në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos dhe Levantes, para se të udhëtojë në Real Madrid për El Clasicon e parë të sezonit më 10 dhjetor. Qendërmbrojtësi Gerard Pique i tha të përditshmes sportive spanjolle Marca se skuadra do të vazhdojë të luftojë.
“Tabela tregon se Reali tani për tani është më i mirë se ne. Por, kërkoj nga tifozët të kenë besim te ne, nuk ka përfunduar asgjë. Do të shkojmë në Bernabeu dhe mundohemi të dominojmë posedimin, siç kemi bërë gjithmonë”, tha ai.