Daçiq: Ndarja e Kosovës zgjedhja më e mirë

Në intervistën për “Deutsche Welle”, ai ka thënë se në marrëdhëniet e Serbisë me BE-në, e vetmja çështje kontestuese ka mbetur Kosova.
“Ekziston pjesa e përgjithshme që ka të bëjë me përparimin e Serbisë dhe ajo do të definohet në raportin e Komisionit Evropian në tetor. Pavarësisht nga kjo, duhet të përfundojnë çështjet që në dhjetor janë përmendur për Kosovën”, ka thënë Daçiq.
“Aty mendohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, bisedimet për rrymën dhe telekomunikacionin, veprimin e EULEX-it dhe të KFOR-it, e të institucioneve të tjera në tërë territorin, por edhe për fillimin e dialogut politik, për të cilin Nikoliq ka thënë se nuk është kontestues që të zhvillohet edhe në nivelin më të lartë shtetëror”, ka theksuar Daçiq.
Ai ka vlerësuar se ky dialog do të konfirmonte që marrëdhëniet të rregullohen, ashtu që të mos prishet rruga e Serbisë për në Evropë, por edhe që Beogradi të arrijë në situatën që me vepra të njohë pavarësinë e Kosovës.