E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Asambleja Parlamentare i dha një mësim demokracie maxhorancës

Tiranë, 25 janar NOA Sekretarja për Marrëdhëniet
me Jashtë në PS dhe njëkohësisht deputete e opozitës, Arta Dade ka dalë sot në
një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka akuzuar Kryetaren e Kuvendit,
Jozefina Topalli se ka dëmtuar imazhin e vendit.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës
edhe njëherë na jep leksione demokracie për maxhorancën shqiptare. Në demokraci
politikat me inat dhe politikat e diversionit nuk ka sesi funksionojnë.

Përkundrazi ato dëmtojnë imazhin e vendit dhe Topalli mëse njëherë e ka kryer
këtë detyrë më së miri dukë dëmtuar imazhin e vendit. Ajo i është kthyer
politikave të diversionit me opozitën, duke shkelur njëherazi rregulloren, jo
vetëm të Parlamentit të Shqipërisë, por edhe rregulloret e Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës. Konstatimi sipas medias se delegacioni
shqiptar nuk përfaqëson vlerat e Evropës është një mësim tjetër që mazhoranca
duhet ta marrë tha Dade.

Më tej deputetja u shpreh se opozita do të
vazhdojë protestat në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të vlerave evropiane
që shqiptarët aspirojnë.

Gjithashtu ajo çka zonja Topalli ka bërë
ditët e fundit, bie ndesh me sugjerimet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë
prestigjiozë, të cilët i bëjnë thirrje politikës shqiptare që të zgjidhin
krizën funksionale, politike dhe institucionale përmes dialogut.

Ajo çfarë ka ndodhur sot në Strasburg,
përveçse i përkeqëson gjërat, nuk sjell asgjë në dobi të zgjidhjes së krizës përfundoi
Dade.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›