Kuvendi: Kërkesa e PS-së për delegacionin dashakeqe, zbatuam rregulloren dhe ligjin

Tiranë, 25 janar NOA Zëdhënësja e Kryetares
së Kuvendit, Suela Ruseti ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës është shprehur se kërkesa e Partisë Socialiste për të sfiduar
kredencialet e delegacionit parlamentar në Këshillin e Evropës është përpjekje
dashakeqe ndaj vendit.
Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë për delegacionet parlamentare është
zbatuar pikë për pikë.
Partia Socialiste në delegacionin e Asamblesë
së Këshillit të Evropës ka pasur vetëm një anëtar dhe ky, është zoti Kastriot
Islami.
Deri në momentin e verifikimit të kredencialeve, zoti Kastriot Islami ka të
drejtë të ushtrojë të gjitha atributet si pjesëtar i Delegacionit të
Asamblesë së Këshillit të Europës.
Shtoj këtu se, nga Asambleja e KE-së, zoti
Islami është Reporter për Gjeorgjinë.
Lidhur më këtë, nuk ka pasur asnjë tendencë
për të ndërhyrë në punët e askujt tha zëdhënësja e kryeparlamentares e cila
shtoi se kërkesa e Partisë Socialiste është false dhe e pabazuar edhe për
faktin se, nëse në Legjislaturën e kaluar Partia Socialiste kishte një vend si
anëtar dhe një vend si zëvendësues, kësaj radhe, asaj i është lënë vendi i
anëtarit dhe dy vende si zëvendësues.
Më tej Ruseti deklaroi se është shfrytëzuar e
drejta e Rregullores, që kur dikush ngre çështje për verifikim mandatesh, kjo
kalon automatikisht në Komisionin e Rregullores.
Kuvendi ka zbatuar ligjin dhe Rregulloren dhe mandatet e deputetëve të
Delegacionit Shqiptar në Asamblenë e KE-së, janë krejtësisht legjitime.
k.k/NOA